Bajerni e nis me barazim fazën e dytë

15 Janar 2011, 16:45Sport TEMA

Bajerni i Mynihut nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit. Bavarezët janë ndaluar në fushën e Volfsburgut, ku kanë shënuar të parët me anë të Tomas Myler. Madje, ata kanë pasur mundësinë që të dyfishojnë rezultatin, por mbrojtësi Filip Lahm ka humbur një penallti. Të njëtën gjë ka bërë më pas edhe sulmuesi i Volsfburgut, Grafite. Goli i barazimit për Volfsburgun është shënuar vetëm katër minuta para përfundimit të takimit nga Riether. Më këtë rezultat, Bajerni i largohet edhe më shumë mundësisë për të fituar sërish këtë sezon titullin kampion, pasi tashmë gjendet plot 16 pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Borusia e Dortmundit.

Lini një Përgjigje