Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, mesfushori portugez, Kristian Ronaldo, ka folur nga pak për të gjitha, duke nisur që nga Baloteli. “Mafrio është një lojtar i mirë, por duhet që të flasë më pak. Në Angli, sa më shumë të dëgjosh, aq më shumë mëson”, ka thënë ronaldo. Ylli portugez ka zbuluar se në vitin 2001 është kërkuar nga ana e bardhezinjve të Juventusit, ndërsa një vit më vonë ka qenë shumë pranë nënshkrimit me një klub italian, emrin e të cilit nuk ka dashur ta bëjë të ditur. Në fund ai ka folur edhe për Ligën e Kampioneve, duke thënë se Reali, Barcelona dhe Mançester Junaited janë favoritët kryesorë për ta fituar atë.