Mesfushori dhe kapiteni i Bajernit të Mynihut, është një hap larg nënshkrimit të një kontrate me Volfsburgun. 34-vjeçarit i skadon kontrata këtë sezon dhe nuk ka gjetur një akord për zgjatjen e saj me drejtuesit e Bajernit. Për këtë arsye, duket se ai ka vendosur që të kalojë tek Volfsburgu. Van Bomel kërkohej edhe nga Milani dhe Liverpuli, por duke qenë se ato nuk i garantojnë një vend në formacionin titullar, holandezi duket se ka zgjedhur Volfsburgun, ku e ka më të lehtë gjetjen e hapësirave për të luajtur.