Agjenti i Trezegesë: Rikthimi në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë

20 Janar 2011, 12:04Sport TEMA

David Trezege nuk mund të harrohet lehtë në Itali, sidomos nga tifozët e Juventusit. Vetëm pak muaj prej largimit të tij, të shumta janë zërat që flasin për një rikthim të mundshëm të tij në Itali. Madje, këto zëra flasin dhe për një rikthim të mundshëm të tij tek Juventusi, gjë që në fakt nuk ka rezultuar në diçka konkrete deri tani. Megjithatë, agjenti i sulmuesit francez shprehet se asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. “Në futboll nuk mund të thuash asnjëherë kurrë. Trezege ka kërkesa edhe nga Brazili, Turqia, Greqia, Anglia dhe Katari. Por për momentin ai është i angazhuar që të shpëtojë Herkulesin dhe vetëm pastaj mund të mendojë gjëra të tjera”, ka thënë agjenti i sulmuesit francez.

Lini një Përgjigje