UEFA ka publikuar ekipin më të mirë të vitit 2010. Ekipi është përzgjedhur pas votimit votimit nga ana e tifozëve në faqen uefa.com. Barcelona ka numrin më të madh të lojtarëve të ekipit më të mirë. Trajneri më i mirë i këtij ekipi është shpallur portugezi Hoze Murinjo. Ja kush është ekipi më i mirë për vitin 2010, sipas UEFA-s:
Portier: Iker Kasiljas (Spanjë/Real Madrid)
Mbrojtës: Maikon (Brazil/Inter), Xherard Pike (Spanjë/Barcelona), Karles Pujol (Spanjë/Barcelona), Eshli Kol (Angli/Çelsi)
Mesfushorë: Kristiano Ronaldo (Portugali/Real Madrid), Ksavi Hernandez (Spanjë/Barcelona), Uezli Shnejder (Holandë/Inter), Andres Injesta (Spanjë/Barcelona)
Sulmues: Lionel Mesi (Argjentinë/Barcelona), David Vila (Spanjë/Barcelona)
Trajner: Hoze Mourinjo (Real Madrid)