Behrami: Kam bërë çdo gjë për të shkuar tek Fiorentina

19 Janar 2011, 11:50Sport TEMA

Mesfushori kosovar, Valon Behrami, i pyetur nga një gazetë e Firencës, ka shprehur keqardhjen e vet që nuk ka mundur të transferohet tek Fiorentina, edhe pse shpreson që kjo të ndodhë në një nga këto ditë. “Jam pak i dëshpëruar, sepse situata është pak e paqartë. Mund të them vetëm që kam bërë gjithçka për të ardhur në Firence. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Behrami. Ky i fundit u duk se do të kalonte tek Roma, por tifozët e klubit kryeqytetas kundërshtuan, duke qenë se Behrami ka luajtur për rivalët e tyre, Lacio. Më pas, u bë fakt i kryer kalimi tek Fiorentina, por gjithçka ka mbetur në vend dhe nuk dihet se si do të shkojnë gjërat. Behrami kërkon që të largohet nga Uest Hemi, pasi shprehet se familja e tij nuk është ambientuar në Angli dhe nuk ndihet mirë.

Lini një Përgjigje