Milani merr Emanuelson nga Ajaksi

22 Janar 2011, 11:07Sport TEMA

Ekipi i Milanit ka mundur që të marrë nga Ajaksi mbrojtësin 24-vjeçar, Urbi Emanuelson. Ai do të merret falas në verë, pasi i përfundon kontrata. Lajmi bëhet i ditur nga mediet holandeze. Sipas këtyre, tashmë 24-vjeçari është lojtar i Milanit, por kuqezinjtë kërkojnë ta marrin që në merkaton e janarit. Për këtë, mund të paguajnë një dëmshpërblim jo shumë të madh për Ajaksin. Emanuelson luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Lini një Përgjigje