Mesfushori me tipare sulmuese rus, Andrei Arshavin, nuk është duke kalur një moment tek ekipi i arsenalit. Gjatë 21 ndeshjeve të aktivizuara në këtë sezon, rusi ka mundur që të shënojë vetëm 4 gola. Por ajo që shqetëson më shumë është fakti që ai po qëndron në stol dhe po aktivizohet shumë pak nga trajneri Arsen Venger. Duke parë këtë situatë, klubi i tij i mëparshëm, Zenit, kërkon që ta rikthejë atë në Rusi. Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtori sportiv i Zenitit, Igor Korneev. “Me Arshavinin situata është e thjeshtë. Ka fituar me ekipin tonë dhe është i mirëpritur tek Zeniti, si tani, ashtu edhe në të ardhmen”, ka thënë ai. Për të është folur edhe për një kalim tek Juventusi, por menaxheri i Arshavnit i ka mohuar këto zëra. Ai ka thënë se problem është kartoni i vlerës së lojtarit, që sillet aty tek 20 milionë euro. Një shifër që vështirë se mund të paguhet nga ndonjë klub për një lojtar që tashmë është 31 vjeç.