Kasijas: Nuk besoj se Murinjo do të largohet

20 Janar 2011, 12:33Sport TEMA

Kapiteni i Realit të Madridit, Iker Kasijas, ka përgënjeshtruar zërat e fundit të mediave spanjolle, të cilat thonë se Murinjo do të largohet në fund të sezonit nga drejtimi i madrilenëve. Portieri ka thënë se Murinjo nuk do të largohet nga kryeqytetasit spanjollë. “Ai gjendet mirë me ne, nuk ka arsye pse të largohet. Murinjo e do këtë ekip, i cili është kompetitiv dhe i ri, gjë që do të ndikojë në të ardhmen për t’u përmirësuar dhe rritur më shumë”, ka thënë Kasijas. Mediat pranë Realit të Madridit kanë thënë se mbrinjo do të largohet në qershor, për shkak se nuk ndien mbështetjen e drejtuesve të ekipit, sidomos të drejtorit Horge Valdano. Përflitet se ai mund të marrë drejtimin e një prej ekipeve të Mançesterit, Junaited apo Siti, por edhe një rikthim i tij në drejtimin e Interit.

Lini një Përgjigje