Junaited: 20 milionë euro për Kagawa

21 Janar 2011, 10:13Sport TEMA

Mançester Junaited është duke u interesuar për mesfushorin e Borusias së Dortmundit, Shinji Kagawa. Sipas “Daily Mirror”, Junaited është gati që të paguajë deri në 20 milionë euro për mesfushorin e  talentuar japonez. Për këtë arsye, drejtuesit e Borusias janë alarmuar dhe janë duke bërë gati një kontratë të re për 21-vjeçarin. Borusia mban vendin e parë në Bundesligën gjermane dhe Kagawa është pika më e fortë e ekipit.

Lini një Përgjigje