Hamburgu ka refuzuar kërkesën e Realit të Madridit për të marrë sulmuesin holandez, Rud Van Nistërloi. Kështu bën me dije gazeta portugeze “A Bola”. Sipas gazetës portugeze, tashmë nuk ka asnjë shans që Van Nistërloi të bëjë një rikthim të bujshëm tek madrilenët, pasi presidenti i Hamburgut do ta mbajë të paktën deri në fund të sezonit sulmuesin 34-vjeçar. Vet Van Nistërloi kishte shprehur dëshirën që të rikthehej tek Reali, por tani duhet të kënaqet tek Hamburgu, të paktën deri në fund të sezonit.