Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, është shprehur i lumtur për fitoren e ekipit të tij 4-0 në trasfertën ndaj Boltonit. Tekniku italian është shprehur se tashmë ekipi i tij është rikthyer të luajë një futboll të bukur dhe është në formë. “Pashë një ekip që luajti ashtu siç di. Jemi rikthyer në formën tonë më të mirë. Jemi shumë pikë larg Mançester Junaited, por e rëndësishme është që jemi rikthyer. Tashmë do të luftojmë për të fituar gjithçka”, ka thënë Ançeloti. Çelsi kohët dy muajt e fundit përjetoi një periudhë të vështirë, gjë që nuk ndodhte prej vitesh, pas një fillimi spektakolar të kampionatit.