Interi synon që të marrë një sulmues të merkaton e janarit. Mediat italiane flasin për një interesim për sulmuesin e Sampdorias, Pacini, por edhe për atë të Sevijas, Luis Fabiano. Por objektivi i vërtetë për zikaltërit duket se është sulmuesi i Bolonjës, Marko Di Vaio. Ky i fundit prej dy vitesh është duke kaluar një formë shumë të mirë tek Bolonja, duke shënuar në vazhdimësi. Megjithatë, kjo tratativë pritet që të jetë e vështirë, duke qenë se sulmuesi është shprehur se dëshiron që ta mbyllë karrierën e vet tek ekipi i Bolonjës.