Arsenal kërkon francezin Benzema

27 Janar 2011, 10:31Sport TEMA

Me mbërritjen e sulmuesit togolez, Emanuel Adebajor, Karim Benzema mund të largohet nga Reali i Madridit. Kjo, duke qenë se marrëdhënia e tij nuk ka qenë asnjëherë e mirë më trajnerin portugez, Hoze Murinjo. Nga kjo situatë po përpiqet që të përfitojë Arsenali, tekniku i së cilës, Arsen Venger, kërkon që ta marrë atë në skuadër. Britanikët kërkojnë që ta marrin Benzemanë borxh deri në verë, për të parë më vonë mundësinë e blerjes së tij. Për Benzemanë interesohen edhe Inter, Juventus dhe Çelsi.

Lini një Përgjigje