Ekipi i Realit të Madridit ka mundur që të sigurojë nga Mançester Siti sulmuesin togolez, Emanuel Edebajor. Reali e ka marrë huazim deri në fund të sezonit Adebajorin, me të drejtë blerje. Vlera e Adebajorit është caktuar 15 milionë stërlina. Lajmi është konfirmuar si nga Reali, ashtu edhe nga Mançester Siti.