“Kam vendosur që të kthehem në Angli. Nuk e kam vendosur ende të ardhmen time, por dua të jem i lumtur”. Kështu është shprehur tekniku portugez i Realit, Hoze Murinjo, për “Sun”. Murinjo duket se nuk është i kënaqur me eksperiencën e tij në Spanjë. “Nuk kam preferenca mes Mançester Junaited, Mançester sitit apo Çelsit. Dua vetëm të rizbuloj gëzimin e të qënit trajner. Nuk po them se kampionati anglez është më spektakolari në botë, por sigurisht që është më i mirë për anën e organizimit, fair-play-n dhe respektin që ekziston mes kundërshtarëve”, është shprehur portugezi. Kjo deklaratë është një konfirmim i zërave që thonë se Murinjo ka vendosur që të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.