Mbrojtësi i Interit, Marko Materaci, është shprehur se rivalët e tyre të qytetit kanë frikë nga Interi. “Milani është përforcuar, pasi ka frikë nga ne. Fitoret tonë në vitet e fundit i kanë trembur milanistët”, është shprehur mbrojtësi zikaltër, duke provokuar kështu milanistët. Në ndeshjen e fazës së parë të kampionatit italian, Milani fitoi 1-0 përballë Interit, pikërisht për shkak të një gabimi të Materacit, që shkaktoi një penallti në dëm të Ibrahimoviçit.