Çelsi provon sërish të marrë Andrea Pirlon

28 Janar 2011, 10:48Sport TEMA

Mediat britanike bëjnë me dije se Çelsi kërkon sërish që të marrë mesfushorin e Milanit, Andrea Pirlo. Ky i fundit ishte kërkuar me ngulm nga Çelsi sezonin e kaluar, pas kalimit të Karlo Ançelotit në drejtim të ekipit londinez. Por Milani kishte refuzuar në momentet e fundit, duke e mbajtur mesfushorin. Tashmë situata ka ndryshuar, pasi lojtari dhe klubi milanez duket se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Për këtë arsye, duke parë situatën, Çelsi ka vendosur që të ndërhyjë. Tashmë ditët në vijim do të merret vesh më shumë se si do të shkojë kjo çështje.

Lini një Përgjigje