Tifozët e Liverpulit nuk e kanë pritur mirë kalimin e sulmuesit spanjoll, Fernando Tores, tek ekipi i Çelsit. Ata janë mbledhur para qendrës stërvitore të Liverpulit dhe në formë hakmarrje kanë djegur bluzën me numër 9 që Tores mbante tek Liverpuli. Për tifozët e Liverpulit, Tores është një tradhtar. Spanjolli u transferua për një shumë rekord në futbollin anglez tek Çelsi, që kap shifrën e 58 milionë eurove.