Mançester Junaited duket se më në fund ka vendosur se kush do të jetë zëvendësuesi i Edvin Van der Sar, i cili në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli. Ai do të jetë sërish një portier holandez. Bëhet fjalë për portierin 28-vjeçar të Ajaksit, Martin Stekelenburg. Kjo bëhet e ditur nga ana “Daily Mail”. Sipas kësaj të fundit, Mançester Junaited është gati që të shpenëzojë një shumë prej 10 milionë euro për të marrë portierin e Ajaksit. Ditë më parë u fol për një interesim të mundshëm të Junaited për portierin e kombëtares italiane dhe të Juventusit, Xhianluixhi Bufon, por ky i fundit vendosi që të qëndrojë tek Juventusi.