Zyrtare, Legrotalje është lojtar i Milanit

31 Janar 2011, 13:09Sport TEMA

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Nikola Legrotalje, tashmë është lojtar i Milanit. Lajmi është bërë i ditur nga ana e klubit kuqezi. Legrotalje ka nënshkruar një kontratë deri në 30 qershor të këtij viti. Mbrojtësi pritet që të jetë i gatshëm për Milanin që në ndeshjen e së martës kundër Lacios. Me Legrotaljen, numri i lojtarëve të marrë gjatë merkatos së janarit shkon në 5, duke përfshirë këtu edhe Kasanon, Van Bomel, Emanuelson dhe Vila.

Lini një Përgjigje