Kalimi i Fernando Tores tek Çelsi, sipas mediave britanike, duke se tashmë është një çështje e mbyllur. Për këtë arsye, Liverpuli është duke menduar për një zëvendësues për sulmuesin spanjoll. Deri më tani, dy janë alternativat për të zëvendësuar Toresin, në rast të një largimi të mundshëm të tij. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bajernit të Mynihut, Marioz Gomez dhe atë të Njukasëllit, Andi Karoll. Megjithatë, vetëm nëse zyrtarizohet kalimi i Fernando Tores tek Çelsi pritet që Liverpuli të ndërmarrë hapa për të marrë një prej dy sulmuesve të mësipërm.