Juventusi largon Amaurin dhe merr Matrin

31 Janar 2011, 19:15Sport TEMA

Orët e fundit kanë qenë shumë impenjative për drejtuesit e Juventusit. Ata kanë mundur që të marrin nga Kaljari sulmuesin Alesandro Matri dhe kanë larguar Amaurin drejt Parmës. Të dyja lëvizjet janë bërë në formë huazimi. Kështu, Juventusi ka arritur një akord me drejtuesit e Kaljarit për sulmuesin 26-vjeçar, që është marrë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit. Nëse bardhezinjtë do të mbeten të kënaqur nga sulmuesi, atëherë në fund të sezonit do ta blejnë plotësisht Matrin. Çmimi për blerjen e tij është vendosur në shifrën e 15.5 milionë eurove. Kjo shumë do të paguhet nga ana e Juventusit në një periudhë kohore prej tre vjetësh. Në marrëveshje është përfshirë edhe mbrojtësi i ri i Juventusit, Araudio, kartoni i të cilit është vlerësuar se vlen 2.5 milionë euro. Por, para se të arrinte marrëveshjen për Matrin, Juventusi kishte arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme, atë për sulmuesin brazilian, Amauri. Ky i fundit është huazuar deri në fund të sezonit tek Parma, ndërsa në fund të sezonit do të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij. Ishte pikërisht e ardhmja e Amaurit që kishte bllokuar merkaton e Juventusit, pasi sulmuesi brazilian nuk donte që të largohej nga bardhezinjtë.

Lini një Përgjigje