Gigs, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave tek Junaited

1 Shkurt 2011, 11:49Sport TEMA

Rajan Gigs është përzgjedhur si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave tek Mançester Junaited, duke lënë pas emra të tillë si Xhorxh Best apo Bobi Çarlton. Velerësimi vjen nga lexuesit e revistës “Inside United”, si dhe të sajtit të klubit të Mançesterit. Në vendin e dytë është renditur francezi Erik Kantona dhe në vendin e tretë Best. Çarlton është renditur vetëm në vendin e katërt dhe pasohet nga Kristiano Ronaldo, Pol Skolls, Dejvid Bekam, Roni Kin, Piter Shmajkëll dhe mbyll renditjen e dhjetë më të mirëve Uejn Runi. “Nuk e prisja këtë rezultat, pasi në klasifikim ka shumë lojtarë të mëdhenj. Kë do të votoja unë? Në vendin e dytë Skollsin, pastaj Kinin dhe Shmajkëllin”, ka thënë uellsiani Rajan Gigs. Ky i fundit luan që prej 20 vjetësh tek Junaited dhe ka mundur që të fitojë 11 tituj të Premier Ligës, katër FA Cup dhe dy Liga të Kampioneve. Pavarësisht moshës, Gigs vazhdon që të shkëlqejë në fushë edhe në ditët e sotme.

Lini një Përgjigje