Interi ka marrë lajme të këqija, pasi mbrojtësi brazilian Lusio pritet që të mungojë për rreth një muaj. Lusio ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë dhe pritet që përveç ndeshjes së të enjtes me Barin, të mungojë edhe në sfidat e rëndësishme me Romën dhe Juventusin. Madje, Lusio pritet që të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër ish-ekipit të vet, Bajernit të Mynihut. Lajm i mirë për zikaltërit ndërkohë është fakti se dëmtimi i mesfushorit argjentinas, Estebian Kambiaso, nuk është i rëndë. Maksimumi ai mund të mungojë në ndeshjen e së enjtes me Barin.