Një rrëfim që nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të shkaktojë të qeshura dhe ironi tek lexuesit, por bëma e trajnerit holandez, Luis Van Gal është e vërtetë. Atë e rrëfen ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Luka Toni. Sipas tij, Van Gal kishte ulur pantallonat njëherë dhe u kishte treguar çfarë kishte brenda. “Van Gal pas një ndeshje uli pantallonat dhe na tha se nuk kishte frikë që të zëvendësonte asnjë prej lojtarëve, sepse ai kishte tope të mëdha. Unë nuk isha në radhë të parë, por e pashë të gjithë skenën. Ishte një skenë e çmendur”, rrëfen Toni.