Çelsi në gjurmët e Edison Kavanit

2 Shkurt 2011, 12:08Sport TEMA

Pasi mori sulmuesin spanjoll, Fernando Tores, Çelsi duket se ka në plan të marrë edhe sulmuesin uruguajan të Napolit, Edison Kavani. Mediat italiane bëjnë me dije se trajneri Karlo Ançeloti kërkon që të ofrojë në ekip edhe Kavani, për të formuar një dyshe ëndrrash në sulmin e Çelsit. Kërkesa e Ançelotit bëhet për faktin se sezonin e ardhshëm Drgoba dhe Anelka mund ta përfundojnë karrierën e tyre tek Çelsi, duke parë edhe moshën e tyre të madhe.

Lini një Përgjigje