Interi konfirmohet si klubi më i mirë në botë

3 Shkurt 2011, 12:08Sport TEMA

Rezultatet pozitive të arritura gjatë muajit janar nën drejtimin e Leonardos, kanë bërë që Interi të konfirmohet sërish si klubi më i mirë i futbollit në botë. Kjo është bërë publike nga ana e Institutit Botëror të Statisikave në Futboll. Në vendin e dytë vazhdon që të qëndrojë Barcelona, e cila ndiqet nga Bajerni i Mynihut, që do të jetë kundërshat pikërisht i Interit pas dy javësh në Ligën e Kampioneve. Reali i Madridit gjendet vetëm në vendin e katër, ndërsa nëse kërkon që të gjesh një ekip tjetër italian në këtë renditje, do duhet të zbresësh deri në vendin e 12, ku gjenden bardhezinjtë e Juventusit. Milani, që udhëheq kampionatin gjatë këtij sezoni, ndodhet vetëm në vendin e 38 të kësaj renditje, përkrah Mançester Sitit dhe PSV Eindhoven.

Lini një Përgjigje