Milan, Pato nuk është më i pashitshëm

3 Shkurt 2011, 11:16Sport TEMA

Kriza e paraqitjeve, mungesa e golave dhe raportet me shokët e ekipit, sidomos me suedezin Zllatan Ibrahimoviç, kanë bërë që Milani të mendojë nëse do të vazhdojë që t’i besojë sulmuesit brazilian, Pato edhe në të ardhmen. Braziliani ka shumë admirues në kampionatet e tjera, mbi të gjitha Çelsi i Londrës, por në lojë mund të hyjë edhe Barcelona. Duhet kujtuar që në verë Milani duhet të fillojë të paguajë shifrën prej 24 milionë eurosh për blerjen e Ibrahimoviç. Për këtë arsye, duke qenë se gjëndja financiare e Milanit nuk është nga më të mirat, nuk përjashtohet që të përfshihet Pato në këtë tratativë. Madje, kuqezinjtë mund ta marrin edhe mbrojtësin e majtë të Barcelonës brenda kësaj marrëveshje, Maksuell. Por, pista më e mundshme e Patos është kalimi tek Çelsi. Aty ai vlerësohet maksimalisht nga trajneri Karlo Ançeloti, i cili mund t’i kërkojë një sforco Abramoviçit për të marrë talentin brazilian në Londër. Dhe presidenti rus shenjat se është i gatshëm të investojë sërish, i dha me blerjen e sulmuesit spanjoll, Fernando Tores, për 58 milionë euro. Por, drejtuesit e Milanit duhet të presin të mbyllet sezoni, për të bërë llogaritë e duhura. Nëse ato nuk u dalin, braziliani Pato duket se do të jetë i sakrifikuari.

Lini një Përgjigje