Juventinët të revoltuar me arbitrat: Kalçiopoli ka përfunduar

3 Shkurt 2011, 10:44Sport TEMA

Kriza e Juventusit? Është edhe faji i arbitrave. Pas humbjes në transfertë me Palermon, e cila është humbja e tretë radhazi, duke përfshirë atë me Romën në Kupën e Italisë dhe Udinezen në kampionat, drejtuesit e Juventusit janë të revoltuar. Shkak për këtë është bërë gjykimi skandaloz i Morgantit, i cili nuk ka dhënë një penallti të pastër në favor të Juventusit, por dhe shumë faulla të shkaktuar nga lojtarët e Palermos. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që Morganti bëhet personazh negativ dhe ndëshkon Juventusin, pasi i mohoi edhe një gol të rregullt Luka Tonit në ndeshjen me Napolin. Trajneri i Juventusit, Xhixhi Del Neri ka sulmuar ashpër arbitrin e ndeshjes. “Ne duam respekt, asgjë tjetër. Por kishte faulle dhe një penallti e pastër, që na u mohuan. Kështu po tallen me ne”, ka thënë Del Neri, që ka kërkuar nga Morganti të merret me ndonjë punë tjetër, por jo me atë të arbitrit.

Lini një Përgjigje