Gallatasaraji provon të marrë Drogbanë

4 Shkurt 2011, 10:48Sport TEMA

Dider Drogba tashmë nuk është një lojtar i pashitshëm tek Çelsi. Me ardhjen e spanjollit Fernando Tores dhe me zërat për afrimin e një sulmuesi tjetër, Kavanit apo Patos, hapësirat e aktivizimit të Drogbasë do të ngushtoheshin. Aq më tepër që, sipas mediave britanike, ai nuk bën më pjesë në planet e së ardhmes së Çelsit. Për këtë arsye, klube të ndryshme kanë filluar të interesohen për 32-vjeçarin. Mbi të gjitha turqit e Gallatasarajit, që duket se janë gati t’i ofrojnë një kontratë faranike Drgobasë. Megjithatë, duket e vështirë që Drogba të shkojë tek turqit, pasi ai ka shprehur dëshirën që të rikthehet tek Marseja një ditë. Dhe kjo ditë tashmë po afron, duke qenë se tek Çelsi nuk e konsiderojnë më si një lojtar të paprekshëm.

Lini një Përgjigje