Barcelona në gjurmët e Piazon dhe Neimar

4 Shkurt 2011, 10:42Sport TEMA

Barcelona i ka hedhur sytë nga dy talentet e rinj brazilian, Piazon dhe Neimar. I pari kërkohet nga Juventusi dhe duket se tashmë është arritur një marrëveshje me lojtarin, por jo me klubin e San Paolos. Vetë Piazon ishte në Torino pak ditë më parë dhe u shpreh se ëndrra e tij është që t’u japë sa më shumë gëzim tifozëve bardhezinj. Por, duke qenë se Juventusi nuk ka arritur ende një marrëveshje me klubin e 17-vjeçarit, Barcelona ka vendosur që të ndërhyjë dhe ka nisur kontaktet me klubin e San Paolos. Ndërsa për Neimar interesohen klubet më të mëdha të Europës, mbi të gjitha Çelsi dhe Reali i Madridit. Për blerjen e dy lojtarëve, presidenti i Barcelonës, Rosell, ka vënë në dispozicion një shumë prej 60 milionë eurosh.

Lini një Përgjigje