Kur flitet për vështirësitë e rinovomit të kontratës së Del Pieros më Juventusit, spontanisht atyre që marrin vesh nga futbolli, por sidomos tifozëve bardhezinj, u vjen për të qeshur. Askujt nuk i shkon ndërmend se bardhezinjtë mund të privohen nga kapiteni. Menaxheri i Del Pieros, që është njëkohësisht edhe vëllai i tij, gjatë ditës së djeshme pohoi se ekziston dëshira e të dyja palëve, si Juventusit, ashtu dhe vëllait të tij, për rinovimin e kontratës. Mediat italiane bëjnë me dije se takimi deçiziv mund të mbahet që këtë javë. Drejtuesit e Juventusit do t’i ofrojnë Del Pieros një kontratë deri në qershor të vitit 2012, me një pagë më të ulët se 4 milionë euro, që Del Piero përfiton aktualisht.