Njukastëll kërkon që të bëjë një rikthim të bujshëm në Premier Ligë. Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Tieri Henri. Kjo bëhet e ditur nga ana e mediave angleze, të cilat e shohin francezin si zëvendësuesin e Endi Keroll, që u largua në drejtim të Liverpulit. Megjithatë, kjo hipotezë është e vështirë për t’u realizuar, pasi aktualisht Henri ka një kontratë me Nju Jork Red Bull. Megjithatë, duke qenë se kampionati amerikan ka përfunduar, francezi mund të transferohet dhe të luajë tek Njukastëll deri në mes të marsit, kur dhe rifillon kampionati amerikan.