Moxhi: Materaci nëse ka prova për kampionatin e vitit 2002, të bëjë denoncim

7 Shkurt 2011, 11:48Sport TEMA

Luçiano Moxhi iu është përgjigjur akuzave të mbrojtësit të Interit, Marko Materaci, i cili ka thënë se kampionati i vitit 2002 është vjedhur nga Juventusit. “Zikaltërit e humbën kampionatin në vitin 2002 vetëm për fajin e tyre, pasi humbën ndeshjen e fundit me Lacion. Megjithatë, Materacio nëse ka ndonjë provë konkrete për ato që thotë, le të bëjë denoncim. Jam lodhur duke dëgjuar këto gjëra, edhe për faktin se regjistrimet kanë treguar se drejtuesit e Interit kanë bërë gjëra që ne nuk i kemi bërë kurrë”, ka thënë Moxhi. 5 maji 2002 është një nga ditët më të hidhura për Interin, pasi humbi kampionatin vetëm në javën e fundit, kur u mposht nga Lacio 4-2. Zikaltërit dominuan atë kampionat, por javët e fundit, edhe pse ishin 12 pikë para Juventusit, pësuan disa humbje radhazi, çka u shkaktoi edhe kampionatin. Në ndeshjen e fundit me Lacion, kur si asnjëherë tjetër, tifozët e kësaj të fundit, mbi 40 mijë që ndodheshin në stadium, bënin tifozllëk për Interin, zikaltërve u mjaftonte vetëm një barazim për t’u shpallur kampionë.

Lini një Përgjigje