Milani barazon me Xhenoan

6 Shkurt 2011, 16:53Sport TEMA

Milani nuk ka mundur që të shkojë më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Xhenoas. Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh me anë të brazilianit Pato, pas një asisti të Ibrahimoviç, por janë në fundin e pjesës së parë nga ana e Floro Flores. Në pjesën e dytë Milani ka pësuar një rënie në lojë, ndërsa Xhenoa ishte këmbëngulëse dhe rrezikoi disa herë të shënonte. Trajneri kuqezi, Alegri, ka thënë pas ndeshjes se një barazim në fushën e Xhenoas është i pranueshëm, duke qenë se është një ekip i  vështirë. Ndërkohë, Napoli ka fituar 2-0 me Çezenën dhe tashmë ndodhet vetëm tre pikë larg vendit të parë që mbahet nga Milani.

Lini një Përgjigje