Alegri: Ndihemi favoritë për titullin

7 Shkurt 2011, 13:48Sport TEMA

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, është shprehur se kuqezinjtë ndihen favoritë për fitimin e titullit kampion në Itali. “Dihej që duhej të luftonim deri në fund. Inter, roma dhe Napoli kanë kualitete, por unë interesohem më shumë për të dëmtuarit, duke qenë se kemi ndeshje edhe në Ligën e Kampioneve. Tani jemi në krye dhe normalisht që ndihem favorit për të fituar titullin kampion”, ka thënë Alegri. Ky i fundit ka folur edhe për Kasanon, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë, sidomos në aspektin fizik. Sipas Alegrit, barezi ka zhvilluar një punë të madhe fizike, ndaj dhe nuk është në formën e tij më të mirë.

Lini një Përgjigje