Hoze Murinjo ka fituar titullin “Pankina e Artë” për sezonin 2009-2010 në Itali. Murinjo është votuar si tekniku më i mirë nga kolegët e tjerë të Serisë A. Portugezi nuk ishte i pranishëm gjatë dorëzimit të çmimit. Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri ka thënë se Murinjo e meritonte këtë çmim, pasi gjatë sezonit të kaluar arriti që të fitonte çdo gjë më Interin.