Rud Gulit drejton ekipin çeçen

9 Shkurt 2011, 15:08Sport TEMA

Legjenda e futbollit holandez, Rud Gulit, ka arritur në kryeqytetin çeçen Grozni për të marrë drejtimin e ekipit Terek Grozni.
Qindra tifozë e pritën në aeroport Gulit, për nder të të cilit u interpretuan dhe valle tradicionale të rajonit të Kaukazit.
Problemet e shumta të sigurisë në kryeqytetin çeçen kanë bërë që të jenë të shumtë ata që janë befasuar nga vendimi i Gulit.  Ramazan Kadirovi, presidenti çeçen, që njihet dhe si dora e fortë e vendit ka qenë i përfshirë në sjelljen e Gulit në Grozni.

“RFE”

Lini një Përgjigje