Bejl, lojtar i Realit të Madridit

9 Shkurt 2011, 10:57Sport TEMA

Talenti uellsian i Totenhemit, Garet Bejl, sezonin e ardhshëm  do të veshë fanellën e Realit të Madridit. Kështu thonë mediat britanike, të cilat e bëjnë kalimin e uellsianit tek madrilenët një fakt të kryer. Tashmë është vendosur edhe çmimi i kartonit të tij, që është 30 milionë euro. Drejtuesit e Totenhemit dhe trajneri Redknap kanë theksuar se Bejl nuk do të largohet, por duket se tashmë ata janë dorëzuar përballë një oferte të tillë, por dhe vetë dëshirës së lojtarit, i cili kërkon që të largohet në një klub më të madh.

Lini një Përgjigje