Renault mund të rikthejë Raikonen në Formula 1

8 Shkurt 2011, 10:40Sport TEMA

Këtë radhë ky lajm mund të jetë i vërtetë. Kimi Raikonen mund të rikthehet në Formula 1 dhe të garojë për Renault. Drejtuesit e kësaj të fundit janë duke kërkuar një pilot, pas dëmtimit të Kubikës, i cili nuk do të ketë mundësinë që të garojë gjatë këtij sezoni. Megjithatë, rikthimi i finlandezit është shumë i vështirë, sepse këtë javë Kimi nis kampionati botëror të Relly-t më Citroen. Për më tepër, Raikonen i akuzoi drejtuesit e Renault sezonin e kaluar, për shkak se kishin deklaruar që kërkonin të merrnin Raikonenin në skuadër. Sipas finlandezit, ata e kishin bërë këtë gjë për publicitet. Për këtë arsye, Raikonen mund të jetë ende i zemëruar dhe nuk mund ta pranojë ofertën. Por, drejtuesit e Renalut, përveç finlandezit, janë duke shqyrtuar mundësinë edhe për zëvendësimin e Kubikës me një prej Hulkenberg dhe Heidfeld.

Lini një Përgjigje