Ibrahimoviç lëshon alarmin: Jam i lodhur

9 Shkurt 2011, 11:11Sport TEMA

Sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç, ka qenë ndër lojtarët që është aktivizuar më shumë gjatë këtij sezoni dhe pasojat tashmë janë evidente. Ato bëhen të ditura nga vetë sulmuesi, i cili thotë se ndihet i lodhur. “Jam shumë i lodhur. Në dy ndeshjet e fundit nuk kam mundur që të jap maksimumin”, shprehet suedezi. Por, Ibrahimoviç thotë se nuk ndihet vetëm ai i lodhur. “Shumë prej nesh janë të lodhur, pasi kemi pasur shumë dëmtime dhe na është dashur që të luajmë në të gjithë ndeshjet”, pohoi Ibrahimoviç. Një sinjal jo shumë i mirë ky për milanin, që këtë vit kërkon me çdo kusht të fitojë titullin kampion në Itali. Por, nëse vazhdon kështu, do ta ketë shumë të vështirë, pasi në ndeshjet e fundit ka lënë shumë pikë rrugës.

Lini një Përgjigje