Rafa Benitez sulmon Interin

9 Shkurt 2011, 11:05Sport TEMA

Pasi ka bërë gati dy muaj që është larguar nga drejtimi i Interit, spanjolli Benitez ka shprehur gjithë mllefin e tij për mënyrën se si shkuan gjërat. Benitezi ka akuzuar italianët për dëmtimet, merkaton dhe për impenjimin e lojtarëve. Sipas teknikut spanjoll, ai dhe stafi i vet nuk kontrollonin punën e mjekëve dhe përgatitësve. Sipas tij, dëmtimet e shumta nuk ishin faji i tij dhe i stafit teknik, por i mjekëve, duke qenë se edhe pas largimit të tij janë dëmtuar tetë lojtarë. Benitez ka thënë se punën e tij e filloi shumë mirë, por dëmtimet ndryshuan gjithçka. Në lidhje me merkaton, Benitez është shprehur i çuditur se përse nuk u ble asnjë lojtar në verë, pasi projekti që ai u kishte paraqitur drejtuesve të Interit ishte pëlqyer, por nuk u vu në zbatim. Në fund ai ka folur edhe për impenjimin e lojtarëve, duke thënë se jo të gjithë kanë dhënë maksimumin.

Lini një Përgjigje