Sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez, ka deklaruar se nuk i intereson nëse fishkëllehet nga tifozët e Junaited të shtunën, gjatë derbit të Mançesterit, Junaited-Siti. “Nuk më intereson nëse tifozët e Junaited do të më fishkëllejnë. Tifozët e Junaited nuk mund të thonë që nuk kam dhënë maksimumin gjatë kohës që luaja për ekipin e tyre. Ata nuk mund ta pranojnë faktin që kalova tek Siti, por kjo nuk më intereson, pasi unë jam një futbollist profesionist”, ka thënë Tevez. Argjentinasi u largua nga Junaitedi dy sezone më parë, për të kaluar tek Mançester Siti, pasi nuk aktivizohej sa duhej nga ana e trajnerit Aleks Ferguson.