Riberi nuk ka asnjë klauzolë dëmshpërblimi nëse largohet

11 Shkurt 2011, 11:18Sport TEMA

Frenk Riberi mund të largohet nga Bajerni i Mynihut gjatë kësaj vere. Kjo, edhe për faktin se në kontratën e tij nuk ka asnjë klauzolë dëmshpërblimi, të cilën ai duhet ta paguajë në rast të prishjes së kontratës. Lajmi është bërë i ditur nga vete drejtuesit e Bajernit të Mynihut, të cilët kanë përgënjeshtruar zërat se ekziston një klauzolë dëmshpërblimi në rast të prishjes së kontratës së francezit. Ndoshta ky është një mesazh i qartë i bavarezëve për ata që duan të blejnë Riberinë, mbi të gjitha për Realin. Madrilenët e kërkuan me ngulm para dy sezoneve Riberinë, por nuk arritën ta merrnin, edhe për shkak të këmbënguljes së Bajernit për të mos e shitur francezin. Por kohët kanë ndryshuar dhe bavarezët duket se kanë ndërruar mëndje. Kjo, duke parë edhe faktin që francezi gjatë këtyre dy sezoneve, më shumë ka qenë i dëmtuar, se sa ka luajtur. Për më tepër, tashmë ai e ka humbur peshën në ekip, duke qenë se pika e referimit është bërë holandezi Arjen Roben.

Lini një Përgjigje