Një prej sulmuesve më të mirë gjatë këtyre 20 viteve të fundit, braziliani Ronaldo, ka vendosur që t’i japë fund me futbollin e luajtur. “Mendoj të bëj një veprim, por nuk ja arrij do që ta realizoj ashtu siç duhet. Nuk ja dal do më. Ka ardhur momenti që ta la futbollin, por deri më tani ka qenë e bukur deri në çmenduri”, ka thënë 34-vjeçari. Ronaldo është i lidhur me një kontratë deri në fund të vitit me Korinthiasin, por tashmë ai ka vendosur që ta mbyllë këtu. Ronaldo ka luajtur me klubet më të forta në botë, si PSV Eindhoven, Barcelona, Reali, Inter, Inter, Milan. Kulmin ai e arriti me kombëtaren e Brazilit, kur fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2002, kompeticion në të cilin u shpall edhe golashënuesi më i mirë.
Comments are closed.
DO NGELESH 1 GJITHMONE