Sulmuesi Majkëll Ouen, dikur ndër më të mirët në botë, mund të përfundojë në Australi. 31-vjeçari aktualisht luan për Mançester Junaited, por kontratat e tij përfundon në fund të këtij sezoni dhe zor se Ferguson do t’i bëjë një kërkesë për rinovim, duke qenë se ai pothuajse nuk është aktivizuar fare gjatë këtyre dy sezoneve, për shkak edhe të dëmtimeve. Për këtë arsye, drejtuesit e Njukastëll Xhets në Australi, duke parë dhe pasionin e Ouen për kuajt, kanë vendosur që t’i bëjnë atij një ofertë. Ndoshta Ouen do të pranojë, pasi do të kishte një mundësi të mirë për t’u marrë me pasionin e tij, kuajt, pasi me futbollin duket se i ka mbyllur llogaritë, të paktën me atë që luhet në ligat kryesore në Europë.
Comments are closed.
http://www.bulevard.al