Ish-trajneri i kombëtares italiane, Çezare Maldini, është shprehur kundër lojtarëve të huaj në kombëtare. Sipas Maldinit, Italia ka mjaft lojtarë të talentuar dhe nuk ka nevojë për lojtarë që nuk grumbullohen nga vendet e tyre dhe zgjedhin që të luajnë më Italinë. “Nuk kemi në Itali lojtarë të zotët si Tiago Mota? Unë mendoj se po. Personalisht jam kundër lojtarëve të huaj në kombëtare. Palombo p.sh., që u la në stol, mund të luante fare mirë në vend të Motës”, është shprehur ish-tekniku i kombëtares italiane.
Comments are closed.
Cezare Prandeli eshte tani trajner, po flasim per Cezare Maldinin ne kete artikull. Ju lutem beni ndryshimin ne fjaline e pare te artikullit.
po ish trajneri thone keta
Ne rregull eshte artikulli