Tekniku karizmatik, Hoze Murinjo, gjatë një interviste për Mediaset, ka thënë se në jetë ka frikë vetëm nga Zoti. “Kam frikë vetëm nga ndëshkimi i Zotit në jetë: jam një katolik i mirë dhe i bindur. Besoj në fuqinë e zotit, në drejtësinë e tij dhe për këtë arsye kam frikë, por dua të theksoj se njerëzit e mi të dashur deri tani kanë qenë mirë”, ka rrëfyer Murnjo.