Alegri: Nuk duhet të pësojmë gol ndaj Totenhemit

14 Shkurt 2011, 13:47Sport TEMA

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, është shprehur se në ndeshjen e nesërme kundër totenhemit, kuqezinjtë duhet të tregohen të kujdesshëm. Alegri ka kërkuar mbi të gjitha që Milani të mos pësojë gol, pasi kjo do i vështirësonte punët për ndeshjen e kthimit në Angli. “Objektivi ynë është që të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të mos gabojmë asgjë. E rëndësishme është që mos të pësojmë gol. Totenhemi është një ekip i vështirë dhe i fortë, sidomos me lojtarët e krahut, të cilët sulmojnë vazhdimisht”, ka thënë Alegri.

Lini një Përgjigje